Albanian Translation Pranë zyrës së shërbimit të përkthimit në gjuhën shqipe në 74 Queensway, London, W2 3RL, në Londrën Perëndimore, ne përkthejmë të gjitha llojet e dokumenteve duke përfshirë raporte mjekësore nga shqip në anglisht dhe nga anglisht në shqip, për klientë shqiptarë dhe kosovarë.

Përkthimet tona mund të përdoren për qëllime mjekësore si dhe në mbështetje të aplikimeve që bëhen pranë Home Office. Përveç paraqitjes së mirë, përkthimet tona në shqip shoqërohen nga vula që pranohet nga Home Office dhe autoritetet britanike.

Ne gjithashtu përkthejmë në anglisht ose në çdo gjuhë tjetër edhe certifikata martesore në shqip, certifikata lindjeje në shqip, certifikata vdekjeje në shqip. Ne ofrojmë gjithashtu përkthime shqip-anglisht ose anglisht-shqip për dokumente akademike si dëftesa shkolle, diploma ose lista notash apo referenca. Dokumentet në shqip për gjykata dhe deklaratat e dëshmitarëve mund të përkthehen brenda të njëjtës ditë ose për të nesërmen, si pjesë e shërbimit tonë ekspres.

Përkthyes ose përkthyese me gojë të gjuhës shqipe janë të disponueshëm në Londër, Kosovë ose Tiranë dhe mund të vihen në shërbimin tuaj brenda një afati shumë të shkurtër. Kjo zyrë për përkthime shqip është themeluar në vitin 1998 dhe që prej asaj kohe ka shumë klientë të kënaqur.

Për të lënë një takim, ju lutemi telefononi Robert ose Dagmar në numrin: FALAS: 0800 633 5985 !